Categories Lajme

Shoqërohen dy të mitur në Durrës

Dy të mitur janë arrestuar nga policia pasi akuzohen për disa vepra penale. Në 7 gusht ata kanë thyer dhe më pas kanë vjedhur një dyqan ku kanë marrë 30 mijë lekë. Ndërkohë një më parë ata kanë plāgosur me thīkë dy persona të cilët janë dërguar në spital ku janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë ata ishin lënë në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, por e kishin thyer atë duke dalë jashtë banesës.

Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krīmeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasit M. P., 17 vjeç dhe A. Gj., 15 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 07.08.2020, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit P. N., ku kanë marrë 30.000 lekë.

Gjithashtu këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 06.08.2020, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se kanë goditur me mjet prerës (thīkë), shtetasit A. D., 18 vjeç dhe E. Zh., 16 vjeç, banues në Durrës, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasit M. P. dhe A. Gj., me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, ishin me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, por e kishin thyer atë duke dalë jashtë banesës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprat penale “Vjedhja”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Largimi i të burgosurve nga vendi i qëndrimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME