Categories Lajme

Nëna lutej ta shikonte dhëndër, shqiptarët mbledhin 30 mijë euro për Mirushin

Vërtet jemi një popull i varfër, por kemi një zemër të madhe! Kjo fjali përshkruan shqiptarët e varfër, të cilët kur bëhet fjalë për apele për ndihmë gjithmonë janë të gatshëm të ofrojnë aq sa kanë mundësi që një jetë të shpëtohet.

Edhe një gjë të tillë shqiptarët e kanë dëshmuar sërish më së miri, pasi së bashku kanë arritur të grumbullojnë 30 mijë euro për Mirush Bahollin, 29-vjeçarin nga Tirana, historia e dhimbshme e të cilit preku mbarë vendin. Lajmi i mrekullueshëm është dhënë nga imami dhe bamirësi i njohur, Elvis Naçi, i cili shprehet në një postim në “Facebook” se shqiptarët ia përmbushën dëshirën nënës së Mirushit, e cila mes lotëve shprehej se dëshironte ta shihte të birin dhëndër.

Postimi i plotë: EMOCIONALE! NJE LAJM I MADH! Shqiptaret i mblodhen 30.000 euro per sherimin e Mirushit. Shqiptaret i pergjigjen lutjes se Nenes se Mirushit; “ Ta shikoj tim bir dhender”. Me Zotin para po fillojme procesin per te shpetuar edhe nje jete! Zoti ju begatofte me te mira ne familjet tuaja.
Historia e Mirushit

I riu punonte më parë si roje sigurie te Kryegjyshata Botërore në Tiranë, por prej dy vitesh ai nuk mund të flasë e as nuk mund të lëvizë normalisht. Në 15 nëntor të vitit 2018 ai pëson një tjetër krizë epilepsie, e cila ishte e dyta për të pasi të parën e kishte kaluar vetëm një herë në moshën 4-vjeçare. Nëna e tij ka rrëfyer mes lotësh se ai ka qëndruar 21 ditë në gjendje kome, duke mos bërë asnjë reagim. Nëna e tij ka rrëfyer pak ditë më parë historinë e trishtë ekskluzivisht për JOQ.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME