Categories Lajme

Rritja e rasteve, Taulant Muka bën parashikimin e ”zi”

Nisur nga rritja e rasteve të personave të prekur  në Shqipëri, studiuesi Taulant Muka shprehet se kjo pasqyrë shifrash është rezultat i asaj që ka ndodhur dy apo 3 javë më parë. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion” ai tha se situata po del jashtë kontrollit, dhe se një nga vatrat më të nxehtë të përhapjes së Covid 19 tashmë është kthyer vetë QSUT.

Fevziu: Çfarë po ndodh me rritjen e infe ktimeve? Muka: Sot është shqe.tësuese pasi po shohim një rritje të vazhdueshme të rasteve. Shteti nuk ka marr masat e sigurisë në momentin që u bë hapja. Në spitale nuk janë vendosur protokollet e sigurisë, nuk janë vendosur oficerët e sigurisë. Një numër kaq i lartë në momentin e hapjes nuk shpjegohet në asnjë vend. Sot në QSUT aty ku bëhen politikat shëndetësore, kthehet në vatrën e inf eksionit.

Fevziu: Kosova dhe Maqedonia kanë një bum rastesh. Është një çështje rajonale? Muka: Nuk është një çështje rajonale se sa është një çështje se si vendet si Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia kanë bërë hapjen. Përditë dëgjoj punonjës të ínf ektuar në administratë, sepse jeta në administratë ka filluar si më parë. Nuk mbahen ditare të personave që janë kontaktuar. Në Shqipëri nëse shkon në supermarkete nuk ke alkool për duart. Shteti nuk po realizon funksionin dhe kjo nuk duhet lënë në dorë të qytetarëve.

Fevziu: Cilët mund të jenë skenarët më pro.blematikë, nëse nuk do ta kontrollojmë dot pandeminë? Muka: Unë besoj që në dy javë do të shikoni ministren shumë të shqe.tësuar. Në Shqipëri duhet të kishin filluar masat mitinguese, duke parë numrin dhe trendin e lartë dhe të shtrimeve. Kemi shtrime pothuajse 5 në ditë.

Fevziu: Kemi 2 herë e gjysmë më shumë se para 2 javësh. Muka: Klinika sot pasqyron atë çfarë ka ndodhur dy- tre javë më parë. Numrat nëse janë ato që paraqiten do të vijnë duke u agravuar dhe situata në mendimin tim po del jashtë kontrollit, pasi në momentin që ne flasim nuk janë marr masat e sigurisë.

Fevziu: Është aq kër.cënuese sëmundja apo ka rënë virulenca? Muka: Nuk ka asnjë argument shkencor mbi uljen e virulencës, madje thonë që nuk ka ndryshim të virusit. Kur kjopnuk qëndron nga ana shkencore dhe në anën tjetër nuk kanë bërë strukturën gjenetike të virusit. Shqëipëria sjell turistë nga Bjellorusia që ka 800 raste në ditë pa i ka.rantinuar duke rritur rre zikun. Virusi është mes nesh, mjaftojmë të respektojmë distancimin, përdorimin e maskave në ambiente me dendësi të lartë, nëse kemi mundësi të vazhdojmë të punojmë nga shtëpia dhe të ulet niveli i lëvizjes sa të jetë e mundur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME