Categories Lajme

Sa ushtarë u prekën? Shefi i Shtabit të FA-ve jep detajet

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku duke raportuar sot për pandeminë e koronavirusit në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, tha se Ministria e Mbrojtjes po risheh kapacitetet shëndetësore dhe rezervat materiale për situatën ku ndodhemi por edhe pas tërmetit të 26 nëntorit.

Kollçaku raportoi se ka pasur një rast të një efektivi me shenja të COVID-19 në Bunavi por ai u vetë- izolua, teksa të gjithë rekrutëve të ardhur nga jashtë u është bërë tamponi dhe janë kontrolluar. Ata madje stërviten veç. “Që kur erdhën në Tiranë rekrutët janë kontrolluar, i është marrë tamponi, dhe u çuan në Bunavi i është bërë përsëri kontroll pasi aty ka personel shëndetësor.

Dy muaj ata që vijnë nga jashtë do të stërviten vetë si karantinë pra të veçuar në repart. Kemi pasur vetëm një me shenja në Bunavi dhe ai u dërgua në shtëpi për t’u vetëizoluar. 19 personel ushtarak janë izoluar në vendet fqinje ku kanë qenë apo vendet e tjera. Janë mirë. Kur u vendos linja ajrore ata janë në pritje që të vijnë”, shtoi Shefi i Shtabit.

Sipas shefit të Shtabit të FA, strukturat ushtarake janë gati për një valë të dytë COVID-19. “Në planet tona për një valë të dytë, do të kemi rezerva të nevojshme për ta përballuar. Një muaj kemi riparë matricën e organizimit vjetor. Kemi filluar stërvitjen, kurset, programet, rekrutimin. Kemi filluar dhe me partnerët marrëveshjet. Me hapjen e kufijve do të rifillojnë edhe aktivitetet duke u riskeduluar. Por FA janë në stërvitje, mision, operacione. Janë në aktivitetet e përditshme.”- konfirmoi Bardhyl Kollçaku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME