Categories Lifestyle

Nëna sjell në jetë trinjakë pas 15 vite përpjekjesh, ministria i dorëzon 3.6 milionë lekë

Një nënë e re pas 15 vitesh solli në jetë ditën e djeshme trenjakë, dy vajza dhe një djalë, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë, të cilët përfituan edhe çekun e bebes. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila vizitoi nënën e re dhe fëmijët e porsalindur.

Ministrja i dorëzoi nënës së re edhe çekun e bebes. “Prej 15 vitesh mezi prisnin të bëheshin prindër dhe 1 ditë më parë janë bërë me dy vajza e një djalë. Me kënaqësi i dhashë Etlevës çekun 3.6 milion lekë për trinjakët Mabel, Amelia dhe Elsjan”, shprehet Manastirliu..

Ministrja shprehet se “të porsalindurit dhe nëna gëzojnë shëndet të mirë, por janë ende në kujdesin e ekipit mjekësor të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë”. Bonusi i bebes, politika e re sociale e Qeverisë mbështet rreth 30 mijë familje në vit. Këshilli i Ministrave miratoi në 12 dhjetor masën dhe procedurën e dhënies së çekut të bebeve për nënat me foshnja të sapolindura.

Ndihma e menjëhershme financiare u jepet familjeve në masën dyzet mijë lekë për lindjen e fëmijës së parë, tetëdhjetë mijë lekë për lindjen e fëmijës së dytë, njëqind e njëzet mijë lekë për lindjen e fëmijës së tretë dhe fëmijëve të tjerë në vijim. Në rastet e nënave që lindin binjakë apo trinjakë: në rastin e parë masa e përfitimit është tetëdhjetë mijë lekë për secilin fëmijë dhe për rastin e dytë njëqind e njëzet mijë lekë për secilin fëmijë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME