Categories Lajme

Nëse ai ju shkruan në këtë formë, ka ndjenja për ju

Jemi në kohën e teknologjisë dhe mund ti njohim shumë mirë njerëzit nga mënyra sesi shkruajnë. Vajza, vini re mënyrën sesi ju shkruan, a përdor emoji, a është i disponueshëm, për të kuptuar nëse ka interes për ju apo jo. Ai ju pëlqen nëse bën përpjekje të shkruajë sa më shpejt që të jetë e mundur. Dr. Holly Schiff, PsyD, një psikologe klinike e licencuar thotë se një nga shenjat më të sigurta në mesazhe që tregojnë se dikush ju pëlqen, është përgjigja e shpejtë. Është një mënyrë që mund të tregojë se ke përparësi në jetën e tij ose saj. Gjithashtu një shenjë tjetër është kur kënaqen dhe duan të vazhdojnë bisedën me ju.

Tekstet janë tërheqëse; Nuk përgjigjen vetëm me një fjale si: ‘po’ ose ‘nuk e di’. Në vend të kësaj, do të tregojnë se si ndihen, do t’ju tregojnë gjithçka për ditën e tyre dhe – më e rëndësishmja – do të bëjnë pyetje në lidhje me jetën tuaj. Në thelb, “bisedat me tekst do të jenë më të thella dhe kuptimplota”, thotë Bennett dhe do të duket se ka një lidhje në horizont. Gjithnjë ju njofton kur është i/e zënë; Nëse dikush ju pëlqen, ata do ta bëjnë të qartë kur do të jenë të padisponueshëm – ndoshta sepse janë duke punuar, duke shkuar për të fjetur ose kur janë me miq- në vend që thjesht t’ju lënë në duke pritur përgjigjen e tyre.

Fillon të përdorë përemrin ‘ne’; Siç thotë eksperti i marrëdhënieve Gary Ë. Leëandoëski, “Ky përemër ka një kuptim më të madh të një çifti ose identiteti të përbashkët (ose atë që studiuesit e quajnë ndërvarësi konjitive). Përdor ‘nickname’; Nëse përdorni pseudonime të lezetshme ose qesharake për njeri-tjetrin do të thotë se ka emocion. Përdorimi i emoj-it me zemër; Mund të duhet një lloj guximi kur i dërgon dikujt një emoj-i me zemër, kështu që nëse e merrni një të tillë, do të thotë që ka diçka pas saj, shkruan Class.

Teksti i parë në mëngjes dhe i fundit në mbrëmje; “Mbani shënim kohën kur dikush ju dërgon mesazhe”, thotë për Bustle trajneri i certifikuar Randi Levin. “Nëse dikush po fillon ose po përfundon ditën e tij me ju ose shfaqet vazhdimisht gjatë gjithë ditës për të thënë vetëm një përshëndetje,” thotë ai, “ju jeni më domethënës për ta sesa mund të kuptoni”. Kërkon më tepër se sa thjesht mesazhe; Përveç dëshirës për të folur vazhdimisht, mund t’ju kërkojë biseda ne Facetime apo edhe takime reale. Kjo tregon një interes më të lartë, pasi po ju dedikon kohë dhe energji. Nëse vëreni ndonjë nga këto zakone, do të thotë se mund të jeni drejt një romance. Por mos u nxitoni! Përpiquni të merrni më shumë kohë përpara se ta përcaktoni si është kjo marrëdhënie. Deri atëherë, shijoni momentin!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë, shpëtohen anëtarët e familjes

Mëngjesin e sotëm, një banesë në lagjen 10 të qytetit të Korçës është përfshirë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë, kush është i dënuari me burgim të përjetshëm, pasi në qeli iu gjet lëndë narkotike e fshehur

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka transferuar sot nga burgu i Peqinit në atë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet “Call Center” në Tiranë, arrestohen administratorët, procedohen operatorët

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të mashtrimit ndërkombëtar nëpërmjet bursave fiktive. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Forcat Operacionale të Burgjeve ‘‘zbarkojnë’’ në Vlorë, zhvillohen kontrolle të befasishme në paraburgim

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar mëngjesin e së shtunës në ambientet e paraburgimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa , 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat, ku një shtetase 73-vjeçare është gjetur…

LEXO ME SHUME