Categories Lajme

Njihuni me shenjat që nuk i japin kurrë një mundësi të dytë ish-it

Dashi mund të jetë pak i ashpër në një lidhje-ndarje. Kur një Dash dashurohet, ai është i përfshirë tërësisht tek ty, por sapo futeni në konflikt me një Dash, ata shndërrohen në një Ares, perëndia greke e luftës. Thënë kjo, vjen një moment ku Dashi nuk është vetëm kokëfortë, por thjesht injoron dhe nuk i intereson më. Nëse i humbni njëherë, i humbisni përgjithnjë.

Luani bën pjesë gjithashtu në këtë listë. Nuk ka shumë rëndësi pse jeni ndarë me një Luan, ajo që ka rëndësi është se, sido që të jetë ju me siguri e keni lënduar egon e tyre. Një nga sekretet më të mëdha të zodiakut është se Luanët e ashpër dhe të patrembur në dukje, mund të jenë edhe shumë të ndjeshëm. Nëse e tradhton besimin e tyre, nuk mund të bësh asgjë për t’i kthyer në favorin tënd.

Një Virgjëreshë që ju thotë “kaq ishte” është pak a shumë një vendim i Gjykatës së Lartë. Nuk ka rëndësi se çfarë çoi në prishjen e lidhjes suaj – ajo që ka rëndësi është që, në mendjen e një Virgjëreshe, të ndjekësh një marrëdhënie me një ish është e palogjikshme. Dhe do të ishte edhe më e palogjikshme të ktheheshit tek njëri-tjetri dhe të përpiqeni ta bënit lidhjen të funksionojë.

Një Akrep jo vetëm që nuk do të kthehet me një ish, por do të fajësojë edhe veten për ndarjen. Nuk është se njerëzit e kësaj shenje nuk do t’i njohin gabimet tuaja – ju patjetër do të dëgjoni për to. Por ata do të zemërohen me veten e tyre gjithashtu, sepse nuk arritën ta shihnin në kohë se diçka nuk po shkonte. Këto shenja mund të jenë pak të ashpra gjatë ndarjeve, por kjo ndodh vetëm sepse po përpiqen të mbrojnë zemrat e tyre. Nëse ndaheni ndonjëherë me një Akrep, dijeni se përfundoi aty. Lamtumirë! Një Bricjap nuk ka kohë dhe energji për të humbur tek një person të cilit ia dha njëherë mundësinë. Si një shenjë Toke, Bricjapi nuk ka vend për paqëndrueshmëri. Nëse një ish përpiqet të hyjë në jetën e tij ose fillon të luajë lojëra, rezultati s’do e çojë askund.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME