Categories Lajme

SHBA çon në 59 numrin e kompanive kineze ku ndalohen investimet amerikane

Presidenti amerikan Joe Biden ka zgjeruar listën e kompanive kineze, në të cilat investitorët amerikanë nuk mund të kenë aksione, për shkak të lidhjeve të dyshimta me sektorë kinezë për mbikëqyrje. Biden ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv më 3 qershor, duke vënë theksin te ndalimi për investime në 59 kompani kineze.

Lista e re zëvendëson atë të mëparshmen, që ishte përpiluar nga administrata e ish-presidentit Donald Trump, e cila ndalonte investimet amerikane në kompani të mëdha për telekomunikime, ndërtime dhe teknologji. Pas rishikimit të kompanive të futura në listë të zezë, ekipi i Bidenit ka hequr disa emra, por ka shtuar tjerë. Urdhri i ri ekzekutiv do të nisë së zbatuari më 2 gusht dhe lista e kompanive do të përditësohet, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Lista e Bidenit shënjestron kompani të përfshira në teknologji të Kinës për vëzhgim, që përdoren për “shtypje apo abuzime serioze me të drejtat e njeriut”, të cilat, sipas Shtëpisë së Bardhë, dëmtojnë sigurinë dhe vlerat demokratike të SHBA-së dhe aleatëve të saj. Në mesin e kompanive të mëdha që kanë qenë dhe mbeten në listë janë: Korporata e Industrisë së Aviacionit të Kinës, Grupi për Komunikime Mobile në Kinë, Tekonologjia Huaëei dhe korporata tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME