Categories Politike

Nëse Berisha jep dorëheqjen nga mandati i deputetit, ja kush është emri që e zëvendëson

Vendimi për të shpallur “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha, i njoftuar dje nga Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, i kapi në befasi të gjithë. Shumë zëra publikë kanë artikuluar se Berisha do të japë dorëheqjen dhe nuk do të shkojë në Parlamentin e ri në shtator.

Nëse ndodh kështu, ish-kryeministri dhe lideri historik i PD “hap” krahun dhe i lë vendin e tij në Parlament demokrates Oriela Nebiaj. Një kandidate e preferuar e Tiranës por që nuk arriti të dilte deputete pasi renditej e 19 në listë, ndërsa PD fitoi 15 mandate.

Tironësit hapën një peticion dhe kërkonin që Vangjel Dule të mos shkonte në Parlament dhe vendin e tij ta merrte Oriela Nebiaj. Mesa duket, të djathtët “ia ndollën” mandatin moderatores dhe gazetares së njohur. Për ironi të fatit, nëse Sali Berisha jep dorëheqjen dhe nuk merr mandatin, karriera e tij në politikën aktive si një nga politikanët më të vjetër mbyllet aty, dhe vendin e tij e zë një vajzë e re, gjithashtu prurje e re e PD në këto zgjedhje.

Nëse ligji nuk do të kishte ndryshuar, mandatin do ta merrte Aldo Bumçi, ose dhe nëse ai do të hiqte dorë, mandati i shkonte Ivi Kasos. Por në kushtet e ligjit të ri, një kandidate femër ka prioritet dhe përparësi ndaj kandidatëve meshkuj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME