Categories Sport

Neymari ia siguron sërish fitoren PSG-së

Përkundër që ende s’e ka fituar dashurinë e tifozëve të Paris Saint-Germainit, Neymari e ka dëshmuar sërish se është njëri ndër të mirët në botë, duke e shënuar golin e fitoren në ndeshjen kundër Bordeaux. Paris Saint-Germaini arriti të sigurojë fitore me rezultat 1:0 në ndeshjen e zhvilluar sot kundër Bordeaux në stadiumin “Matmut Atlantique”, në kuadër të xhiros së tetë të sezonit të ri të Ligue 1. Skuadra e Thomas Tuchel e dominoi ndeshjen kundër Bordeaux, duke i krijuar pesë raste të mira dhe duke i bërë gjithsej 21 goditje drejt portës. Megjithatë, ata e patën të vështirë ta zhbllokojnë rezultatin e ndeshjes.

Këtë gjë arriti ta bëjë pikërisht Neymari, me golin e tij, të asistuar nga Kylian Mbappe, në minutën e 70-të të ndeshjes. Kjo është hera e tretë që braziliani, i cili gjatë verës e kishte kërkuar largimin nga skuadra, po ia fiton PSG-së një ndeshje në Ligue 1.

Me këtë fitore, tani PSG-ja renditet e para në tabelën e elitës së futbollit francez, me 18 pikë të siguruara nga tetë ndeshjet e para (gjashtë fitore, asnjë barazim dhe dy humbje). Tani, Thomas Tuchel dhe skuadra e tij do të bëhen gati për ndeshjen e mesjavës, në kuadër të xhiros së dytë të Grupit A të Ligës së Kampionëve, kundër Galatasarayt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME