Categories Lajme

Nga 1 Qershori fillon hapja e kafeterive

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka konfirmuara atë që para pak orëve ka transmetuar Reporteri lidhur me hapjen e kafeterive, resturataneve. Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Vitia tha se aktualisht kanë vendosur që nëse gjithçka shkon në rregull, kafet fillojnë hapjen nga data 1 Qershor. Shoqata e gastronomëve të Kosovës ka takuar sot ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, me të cilin kanë biseduar lidhur me zvogëlimin e masave dhe hapjen e ngadaltë të bizneseve. Ai tha se pas takimit që sot ka pasur me Odat ekonomike dhe Shoqatën e Gastronomëve, është menduar që hapja e kafeterive dhe restuaranteve të mund të fillojë më 1 qershor.

Por ai theksoi se edhe në këtë rast do të ketë masa që nënkupton se numri i tavolinave do të kufizohet, distanca do të ruhet mes tavolinave si dhe personave në të njëjtën tavolinë. Kur është pyetur për klubet e natës dhe ahengjet tjera në masë ka thënë se është herët të flitet, sikurse që e njëjta vlen edhe për pishinat dhe aeroportet.

Reporteri.net mësoi sot se është diskutuar që kafet dhe restorantet të fillojnë të shërbejnë kafe take away që nga mesi i majit. Kujtojmë se masat kufizuese aktuale ku qytetarët kanë drejtë të dalin vetëm 1 orë e gjysmë janë deri më 4 maj. Ndërsa edhe përkundër paralajmërimeve se Prishtina do të largohet nga karantina, ende nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME