Categories Lajme

Nga Anglia në Shqipëri me 15 mijë paund në valixhe, nisin hetimet për 26-vjeçaren e ndaluar në Rinas

Policia në Rinas ka ndaluar një të re të cilës iu gjet një sasi e konsiderueshme parash në valixhe.

Bëhet e ditur se shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë kaluar për kontroll të detajuar bagazhet e një 26-vjeçareje që kishte udhëtuar nga Anglia në drejtim të Shqipërisë.

Gjatë kontrollit të valixhes së të resë u gjetën 15 000 paund, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore.

Në vijim të veprimeve u sekuestrua shuma e parave dhe u referuan materialet në prokurori, në ngarkim të E. S., 26 vjeçe, lindur në Kosovë dhe banuese në Austri, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 9 Maj 2024

Dashi Fokusohuni në gjithçka, me qëllim arritjen e një objektivi të ri profesional, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kinë, kopshti zoologjik kritika pasi u zbulua se lyente qentë për t’i bërë të dukeshin si arinj panda

KINE Një kopsht zoologjik në Kinë po përballet me një sërë reagimesh pasi u zbulua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbi 2 milionë euro, mijëra dollarë dhe paund të padeklaruara në kufi u sekuestruan në 2023 në Shqipëri

Rastet e mosdeklarimit të vlerave monetare u dyfishuan në vitin 2023 dhe po kështu edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hoqi nga vendi i aksidentit makinën e vajzës dhe fshehu provat, arrestohet inspektori i policisë në Gjirokastër

Një inspektor policie është vënë nën arrest shtëpiak me urdhër të prokurorisë së Gjirokastrës. Th.M…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi me dy viktima në Lushnjë/ Deputeti Bujar Çela i punësoi vetë njerëzit, zbardhen rrëfimet e familjarëve

Dy muaj nga tragjedia në biznesin e  deputetit socialist Bujar Çela, ku humbën jetën Roland…

LEXO ME SHUME