Categories Lajme, Turizëm

Nga Lulzim Basha: Vlorën e gjeta të heshtur si asnjëherë më parë (Foto)

Nga Lulzim Basha

Vlorën e gjeta të heshtur si asnjëherë më parë. Lokale të boshatisura, dyqane pa klientë, sipërmarrës e punonjës që prisnin me shpresën se dikush do të shfaqej për të blerë apo konsumuar diçka. Situata e rëndë ekonomike e ka gjunjëzuar Vlorën ashtu si gjithë Shqipërinë. U takova me qytetarë të dëshpëruar nga pamundësia ekonomike dhe braktisja e qeverisë sidomos në periudhën e pandemisë.

Edhe ata pak që kanë mundur të përfitojnë nga dëmshpërblimi, shumicën e kanë çuar për pagesa faturash. Shumë prej tyre ende s’kanë paguar as një pjesë të qirasë të grumbulluar prej 3 muajsh tashmë sepse nuk kanë xhiro, nuk kanë të ardhura. Konsumi ka rënë, pamundësia është rritur dhe njerëzit po këmbejnë orenditë shtëpiake për të siguruar bukën e përditshme.

Biznese të mbyllura, hotele në krizë dhe qindra punëtorë të mbetur pa punë janë pasojat e neglizhencës dhe paaftësisë së RAMAVIRUSIT. Ai nuk bëri asgjë për të ndihmuar sektorin e turizmit, duke lënë mijëra hotele dhe restorante në të gjithë Shqipërinë pa mbështetje ekonomike apo lehtësi fiskale, duke lënë pa punë qindra qytetarë që varen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga turizmi. Kudo shkoj kerkojnë ndryshim, sepse me RAMAVIRUSIN vendi po shkon keq e më keq. 7 vite u provoi njerëzve se fatin e vet e ka lidhur me oligarkët dhe jo me qytetarët.

Unë dhe Partia Demokratike nuk u premtojmë mrekulli. Ne do t’u japim shqiptarëve një qeverisje normale, ku prioritet do të jetë hapja e vendeve të punës, rritja e pagave dhe pensioneve, lehtësira fiskale për biznesin dhe thithje e investimeve të huaja. Ne kemi gati planin dhe bashkë me qytetarët e Vlorës dhe gjithë Shqipërisë do t’ia dalim t’i rikthejmë njerëzve mundësinë për të punuar dhe për të ndërtuar një jetë më të mirë në vendin e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu Policia e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat me tritol në Gjirokastër, vritet 45-vjeçari dhe plagoset 26-vjeçari

Një atentat me tritol në qendër të Gjirokastrës i mori jetën 45-vjeçarit Beqir Devolli, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME