Categories Lajme

“Nisim me 10 janar”, Dash Shehi prezanton lëvizjen e re “PO”

Dashamir Shehi ka prezantuar sot platformën “Po për Shqipërinë”. Shehi deklaroi se  platforma do të nisë të zbatohet me 10 Janar me ligjin për referendumet pasi kjo sipas tij e atakon direkt politikën shqiptare. Ai tha se duan ta ndërtojmë imazhin e ri me një formë pozitive që përkthehet edhe nga emri dhe logoja e kësaj nisme.“Një prezantim të vogël. Ka ardhur dita të reflektojmë për mundësitë e reja.

Opozita shqiptare ka humbur një betejë më 25 prill. Ky është produkt i gjeneratës së re shqiptare. Unë jam këtu si garant politik, i ndershmërisë së kësaj pune.

Ne kemi nevojë të vazhdueshme për mjete demokratike. Distanca mes qytetarëve dhe qytetarëve është rritur vitet e fundit. Askush nuk ka mundësi të kontrollojë votën e vet ku po shkon. Do japim një mundësi edhe për votime brenda platformës. Qoftë për idetë e reja, apo për ligjet që do të diskutohen.

Do e fillojmë me datë 10 Janar me ligjin për referendumet sepse e atakon direkt politikën shqiptare. Kjo është e para. E dyta kjo formë referendare është demokracia më direkte dhe më e afërt.

Do ta fillojmë me datë 10 Janar. “Po” ja kemi vënë sepse duam të prodhojmë një ide alternative për politikën. Gjithmonë kemi thënë jo. Tani është koha për një shans për Shqipërinë që t’i thotë po një ekonomie të ndershme.

Duam ta ndërtojmë imazhin e ri me një formë pozitive. Logon e kemi zgjedhur me dy rrathë se është politika me shoqërinë shqiptare.

Nuk mund të jetojë vetëm politika si në një ishull. Platforma “PO” është e hapur për politikën dhe pjesën civile për tema që dominojnë sot në Shqipëri”, tha Shehi. Ai tha se kjo do të shërbejë si armë e opozitës për të çarë rrethimin ku kemi rënë vitet e fundit.

“Armë e re e opozitës shqiptare për të çarë rrethimin ku kemi rënë vitet e fundit. Filozofia është kjo, të rindërtojmë një marrëdhënie të re me publikun.

Unë shpresoj se do ta ndjekin me mijëra njerëz për të bashkëpunuar. Ne si themelues jemi 5 veta por janë me mijëra profesorë dhe shkencëtarë që po i afrohen.

Kjo do të dalë në mënyrë elektronike. Për të dhënë garanci maksimale sepse një pjesë e madhe e themeluesve jetojnë jashtë vendit, do e regjistrojmë ligjërisht edhe në disa shtete të huaja për t’iu nënshtruar edhe disa ligjeve që janë puro europiane”, deklaroi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME