Categories Lajme

“Një faqe suvaje i ra fëmijës, por…”, banorët durrsakë zbulojnë tm.errin në pallatin 6-katësh (Foto)

Tërmeti katastrofik i 26 nëntorit do të mbetet në mendjen e shqiptarëve, jo vetëm për 51 jetët e marra, por edhe për shkatërrimin e madh që i bëri qytetit të bukur bregdetar të Durrësit. Rrënoja, shkatërrim, plasaritje e çarje pallatesh, por edhe kate të zhytura nën tokë … këto ishin pamjet e tmerrshme të këtyre ditëve. Teksa kanë kaluar katër ditë nga tërmeti i madh, situata në Durrës vijon të jetë alarmante.

foto galeri

Gazetari Erjon Skëndaj raportoi këtë mbrëmje për “BalkanWeb” nga lagjja nr.18 e Durrësit, aty ku situata nuk duket aspak e qetë. Një pallat 6-katësh në këtë lagje, në krah të stadiumit “Niko Dovana”, rrezikon të shkatërrohet. Pallati ka 24 hyrje dhe është përfunduar në vitin 1990, por banorët kishin vendosur ta vishnin me kapot (bukë peshku), me lekët e tyre, dhe kjo për pak sa nuk ka rrezikuar jetën e tyre.

Për shkak të veshjes, pallati nuk ka treguar asnjë çarje nga jashtë, por tërmeti i 26 nëntorit ka nxjerrë në pah shkatërrimin e tij të madh, prej ku rezulton se të gjitha kollonat e tij janë të dëmtuara. Banorët kanë jetuar deri sot në mëngjes brenda tij, me idenë se është i sigurt, pasi nuk i kishin parë themelet. Vetëm mëngjesin e sotëm është zbuluar e vërteta e tmerrshme e pallatit, duke tmerruar banorët e tij.

Për mikrofonin e “News24”, banorët i bën apel shtetit që të shkojnë ekspertët dhe ta shohin pallatin nëse bën apo jo.  Ndërkohë, gazetari Skëndaj tha se në këtë pallat kishte dhe një histori më 26 nëntor, por që fatmirësisht ka përfunduar mirë. “Një faqe suvaje i ka rënë një fëmije 10 vjeç, por fatmirësisht fëmija ka pësuar dëme të lehta”, tha gazetari.

foto galeri

foto galeri

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME