Categories Lajme

Ermal Meta bën gjestin e madh, do rindërtojë shtëpinë e një familjeje të prekur nga tërmeti

Një solidaritet i madh në mbarë botën për shqiptarët, që po kalojnë momentet më të tmerrshme të dekadave të fundit, pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit, me 51 viktima, mijëra të plagosur e qindra ndërtesa të kthyera në gërmadha.

Mes personazheve VIP, që kanë ofruar ndihmë për shqiptarët, është edhe këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta. I prekur së tepërmi nga tragjedia, Ermal Meta, që jeton në Itali dhe që njihet gjerësisht për talentin e tij, ka vendosur të japë kontributin e tij në ndërtimin e shtëpisë së një prej familjeve të prekura nga tërmeti. Përmes një mesazhi në “Instagram”, Ermal Meta bën me dije se do të ndihmojë në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla, që pjesëtarët e saj të mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit.

“Kam ndjekur me shqetësim këto ditë ngjarjet në Shqipëri dhe bashkohem me dhimbjen e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur. Vendosa t’i bashkohem apelit të Erjon Veliaj duke dhënë kontributim tim për të ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla që Brisilda, Erseda, Erildi dhe familja e tyre mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit. Si familja Alla ka dhe shumë të tjerë që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe unë do tju lutesha të jepnit të gjithë një kontribut sado i vogël qoftë nëpërmjet portalit albania.al”, shkruan Ermal Meta.

foto galeri

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME