Categories Sport

Futbollisti i njohur shqiptar që dhuron 10 mijë paund për të prekurit nga tërmeti

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” vijon misionin, në ekranin e News24, për mbledhjen e sa më shumë fondeve, që do të shkojnë në ndihmë të qytetarëve të prekur nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit, që la pas 51 viktima, mbi 1 mijë të plagosur e qindra ndërtesa të shkatërruara.

Shqiptarët në mbarë botën janë solidarizuar me shqiptarët, që po kalojnë momentet më të tmerrshme të dekadave të fundit. Në studio ndodhen Elvis Naçi, Sidrit Bejleri dhe këngëtari i famshëm kosovar, Arjan Agushi, i njohur si Gold Ag.

Telefonata dhe mesazh të shumta kanë mbërritur në studio, ku shqiptarë të diasporës, kryesisht nga Zvicra, kanë ofruar mbështetje me shuma të ndryshme. Mes mesazheve ishte dhe një befasuese, që la pa fjalë drejtuesit e emisionit, por edhe shqiptarët.

Bëhet fjalë për futbollistin i njohur shqiptar, Eros Grezda, i cili i dërgoi një mesazh Elvis Naçit, ku i thoshte se dhuron 10 mijë paund për shqiptarët. Grezda është futbollisti i talentuar shqiptar, që luan si mesfushor dhe sulmues për klubin skocez “Rangers”, si dhe kombëtaren shqiptare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME