Categories Lajme

“Mendova se zemra ime pushoi”! Rrëfimi dramatik i invalides që humbi 3 familjarë nën rrënoja

Të tjera rrëfime dramatike vijojnë të vijnë nga qytetarët që përjetuan momentet e tmerrshme të tërmetit katastrofik të 26 nëntorit.

Gazetari Ferit Lika solli këtë mbrëmje në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, në News24 dhe BalkanWeb, rrëfimin e një vajze invalidë, anëtare e familjes Greku, ku humbën jetën 3 persona, por që ajo fatmirësisht ka arritur të shpëtojë, ndonëse që kjo ngjarje ka lënë trauma të mëdha në mendjen e saj. E prekur, ajo tregoi se e kishte shpëtuar daja nga rrënojat, ndërsa lajmi se kishte humbur tre familjar e kishte tronditur.

“Jam invalide, tërmetin e ndjeva jashtë mase. Kam bërtitur e qarë aq shumë. Kisha vetëm mamin pranë, filluam të qanim të dyja. Pastaj erdhi të na shpëtonte daja, kur po dilnim desh na ra tavani në kokë. Edhe kur dolëm jashtë, ra një tërmet tjetër i fortë, kisha frikë mos më binte ndonjë gjë në kokë. Më vonë, erdhën e më morën dy policë dhe më çuan te stadiumi. Mendova se zemra ime kishte pushuar fare, thashë se mbarova për momentin. Kam tre të afërm të humbur, dajën, Sajmirin kushëririn, për këtë u preka shumë, bërtita, isha shumë keq, po më dhimbte dhe zemra”, tha ajo.

Ndërkohë, Elvis Naçi i tha gazetari Lika të mos ua kujtojë më ato çaste të tmerrshme familjarëve Greku, por t’iu japë lajmin e mirë se do jenë të dytët që do iu ndërtohet banesa. “Mos ua përmend më ato që kanë kaluar, por jepu lajmin se do të jenë familja e dytë që do të trajtohen në Thumanë”, tha Naçi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME