Categories Lajme

E moshuara shqiptare e braktisur: Prej 4 netësh fle jashtë e vetme (Video)

Për thuajse 4 ditë e moshuara Drita Xhafa ka fjetur jashtë banesës, me të vetmet ndihma nga fqinjët e saj, që herë pas herë e merrnin në makinën apo në shtëpitë e tyre sa për të mos e lënë në të ftohtin e këtyre mbrëmjeve. Katër net, e vetëm me zërat e të bijave që dëgjohen orë pas ore nga një celular, ajo mori një vendim. Të kërkonte ndihmë. Ta strehonin diku.

Fqinjët e saj lajmëruan, se në fundin e një rrugice të Tiranës, një nënë ka mbetur vetëm, jashtë dhe e pafuqishme për të kërkuar ndihmë në një kohë kur dëgjon se situata është edhe më e rëndë në qytetet që rrethojnë Tiranën. Por, kur A2 mbërrin në banesën e saj, ajo hap derën dhe guxon të hyjë aty ku i kanë thënë të mos shkojë. Shtëpia e saj është e pabanueshme, por e ka të vështirë ta braktisë. Megjithatë ajo tregon historinë e saj për A2 dhe brenda dy orësh, i thonë se do të vijnë ta marrin. I duhet të durojë edhe një natë jashtë.

Është mëngjesi i së dielës dhe ajo është gati. Nuk ka shumë gjëra për të shpëtuar. E rëndësishme është kutia e ilaçeve dhe disa kursime të jetës. Ajo ka njoftuar sërish A2, jo vetëm për të falënderuar që i dha zë shqetësimit të saj, por edhe sepse shpreson se nëse ne do të jemi aty, bashkia do të dërgojë dikë më shpejt për ta marrë. Makina e Bashkisë mbërrin pak pas mesditës. Drita Xhafa nuk e di kur do të kthehet në banesën e saj, di vetëm që atë nuk do ta braktisë kurrë edhe pse tashmë është më ngrohtë në qendrën sociale të Tiranës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME