Categories Lajme

Tajvani ishte shkatërruar pas tërmetit 6.4 ballë, ja çfarë hapa u ndërmorrën pastaj

6 shkurtin e vitit 2016, një tërmet I fuqishëm, i magnitudës 6.4 goditi Tajvanin. Kjo ishte lëkundja më e fortë që regjistrohej në këtë territor që prej vitit 1999; ajo shkaktoi 117 të vdekur e 550 të plagosur. Tre ditë pas dridhjes së madhe, autoritetet tajvaneze I hodhën prangat dy arkitektëve dhe ndërtuesit të kompleksi apartamentesh, i cili u dëmtua rëndë nga lëkundjet e forta të tokës, duke shënuar vetëm aty, me dhjetëra viktima.

Arrestimet u bënë me argumentin e neglizhencës profesionale, që çoi në humbje jetësh dhe lëndime. Kulla 17 katëshe Golden Dragon, e ndërtuar nga kompania Wei-guan u shemb duke zënë njerëzit brenda. Hetuesit zbuluan atëherë, nga sa shkruante Wall Street Journal, se në ndërtimin e strukturës ishte përdorur vetëm gjysma e numrit të kolonave të parashikuara në projekt, çka minonte ndjeshëm aftësinë e godinës për t`i bërë ballë tërmeteve të forta.

Edhe pse pati edhe ndërtesa të tjera të dëmtuara në atë kohë, kulla Golden Dragon ishte e vetmja që u rrëzua plotësisht. “Sistemi strukturor I godinës ishte shumë i dobët”, tha asokohe për Reuters Sheen Mau-song, anëtar I Shoqatës vendase të Inxhinierëve.

“Kishte pak kolona mbajtëse, ato ishin shumë të shpërndara, dhe materialet e përdorura për ndërtimin nuk ishin shumë cilësore”, qe shprehur ai. Prokurorët dhe zyrtarët vendorë nisën të hetojnë edhe praktikat e biznesit të ndërtuesit Lin Ming-hui, duke zbuluar në fund se ai e kishte kthyer në rutinë ndryshimin e emrit, dhe hapjen apo mbylljen e kompanive, ç’ka dëshmonte qartë përpjekjet për të mbuluar veprimet abuzive.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME