Categories Lajme

Një gropë gjigante hapet në Napoli, ‘përpin’ poshtë makinën me dy të rinj

Një gropë e madhe si humnerë që u hap pak pas orës 5 të mëngjesit të sotëm, në Napoli, në via Morghen “gëlltiti” dy makina, njëra prej tyre teksa kalonte pranë.

Në total, katër persona u plagosën, dy prej tyre turistë, që po qëndronin në një “Bed & Breakfast” ngjitur me zonën e shembjes. Një prej të plagosurve, që ndodhej në makinë, u transportua në spital pasi kishte pësuar një traumë në kokë, por pas mjekimit u la i lirë.

Autoritetet lokale kanë dyshime se shembja e madhe mund të jetë shkaktuar nga vërshimi i ujit të krijuar nga tubacionet. Pjesa më e madhe e zonës aktualisht nuk ka furnizim me ujë për të lejuar operacione të sigurisë. 20 familje janë evakuuar nga një ndërtesë aty pranë.

Në media dhe rrjetet sociale po qarkullojnë video dramatike që dokumentojnë shpëtimin e personave të përfshirë dhe të bllokuar në makinë. Një shtyllë e madhe ndriçimi rrugor dhe një tabelë rrugore gjithashtu përfunduan në gropën e madhe. Të njëjtin fat pati edhe një pemë e madhe e cila do pritet së bashkë me një tjetër ngjitur me të.

Puna e autoriteteve lokale vijon për zbardhjen e shkakut të hapjes së gropës.

Voragine a via Morghen, persone intrappolate in auto vengono salvate

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pasqyra e Çmimeve” online, qytetarët mund të krahasojnë çmimet e produkteve

Platforma digjitale “Pasqyra e Çmimeve” është tashmë e aksesueshme online përmes faqes zyrtare pasqyraecmimeve.al, duke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fieri/ Gjykata liron Sokol Hoxhën, i parashkruhet dënimi me 25 vite burg për vrasjen e tre personave

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur lirimin e 51-vjeçarit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME