Categories Lajme

Një i vrarë e një i plagosur në shëtitoren e Sarandës/ Prokuroria mbyll hetimet dhe çon dosjet në gjykatë!

Prokuroria e Sarandës ka myllur hetimet për dy ngjarje të rënda që kanë ndodhur në muajt prill dhe qershor të këtij viti në zonën e shëtitores në qytetin bregdetar.

Bëhet fjalë për plagosjen me thikë të 29-vjeçarit Dino Majko, për të cilin në kërkim është 37-vjeçari Enivled Aliaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 9 prillit të këtij viti, në një lokal në shëtitoren e qytetit, ku Aliaj tentoi të vriste, duke goditur disa herë me thikë 29-vjeçarin Dino Majko, duke e lënë të plagosur rëndë ndërsa vetë u largua në drejtim të paditur.

Korrespondentja e Panorama.al raporton se 1 muaj para ngjarjes Aliaj i kishte dëmtuar me thikë gomat e makinës Majkos dhe dy ditë pas kësaj kishte kanosur me thikë brenda ambienteve të Spitalit të Sarandës ish-bashkëshorten e tij.

Për këtë ngjarje ndaj Aliajt ka një masë të dytë sigurimi “Arrest në burg” dhënë nga Gjykata e Apelit Gjirokastër në 5 maj për veprën penale “dhunë në familje” pasi më parë Gjykata e Sarandës e kishte lënë të lirë madje duke e quajtur arrestin të paligjshëm.

Ndërkohë në Gjykatë është dorëzuar edhe dosja në ngarkim të Jorgo Golemajt, 43 vjeçari i cili qëlloi për vdekje me thikë 40-vjeçarin Kledi Koka.

Ngjarja ndodhi në 7 qershor të këtij viti pas një konflikti në shëtitoren e qytetit. Pasi e qëlloi me thikë, Koka ndërroi jetë në spitalin e Sarandës.

Golemaj pretendon se ngjarja ka ndodhur pasi ishte goditur më parë nga viktima pas një konflikti verbal por gjithsesi ka shprehur pendesë për ngjarjen, shprehur kjo edhe në   seancën për caktimin e masës së sigurisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME