Categories Sport

Anglia “masakron” Iranin në Kupën e Botës, i shënon gjashtë gola

Anglia dëshmoi pretendimet e saj në Botëror, pas fitores dominuese 6-2 ndaj Iranit në ndeshjen që zgjati në total 117 minuta në Doha, përfshirë shtesat në të dyja pjesët.

Kjo është fitorja më e thellë e anglezëve në një ndeshje hapëse në Kupën e Botës!

Për “Tre Luanët” shënuan me radhë Bellingham (35′), Saka (43′ dhe 62′), Sterling (45′), Rashford (71′) dhe Grealish (90′).

Iranianët u kundërpërgjigjën me dygolëshin e Taremit (65′ dhe 90+13′ me penallti).

Para fillimit të takimit, skuadra e Iranit nuk pranoi të këndonte himnin e tyre kombëtar, ndërkohë që  tifozët iranianë janë bërë protagonistë në stadiumin “Khalifa International” në Doha, ku shumë prej tyre treguan mbështetjen e tyre për protestat njëmujore kundër qeverisë në veshjet e tyre ose të pikturuara në fytyrat e tyre.

GOLAT E NDESHJES

35′ GOOOL ANGLIA 1-0! Zhbllokohet sfida, Xhud Belingam kalon në avantazh ishullorët pas një pasimi perfekt të Luk Shout dhe Belingam shënon bukur me kokë duke shtangur portierin iranian.

43′ GOOOL ANGLIA 2-0! “Tre Luanët” shënojnë të dytin me Bukajo Saka, pas një krosimi nga goditja e këndit me Meguajër që bën spondin dhe Saka realizon një supergol duke çuar peshë tifozerinë angleze.

45′ GOOOL ANGLIA 3-0! Ishullorët nuk dinë të ndalen, Rahim Stërling realizon golin e tretë pas një aksioni perfekt kundësulmi.

62’ GOOOL Anglia, 4-0! Saka merr topin në mesfushë dhe shmang tre lojtarë para se të dërgojë topin në rrjetë me një diagonale të saktë.

64’ GOOOL IRANI, 4-1! Më në fund godasin edhe iranianët, me anë të Taremi i cili shfrytëzon një korridor mes mbrojtësve anglezë për të çuar sferën në rrjetë më një gjuajtje të fortë.

71’ GOOOL ANGLIA, 5-1! Rashford, i futur në fushën e lojës vetëm pak sekonda më parë, shpërthen në krahun e djathtë dhe pasi shmang një mbrojtës dërgon topin në rrjetë.

90’ GOOOL ANGLIA, 6-1! Të pamëshirshëm anglezët të cilët me një kundërsulm të shpejtë gjejnë edhe golin e rezultatit 6-1 me Grilish i cili finalizon një kundërzbritje të Uillson.

90’+13’ GOOOL IRANI, 6-2! Shënon Taremi nga pika e bardhë e penalltisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME