Categories Teknologji

Një lajm i trishtë për Volkswagen

Prodhuesi gjerman i automjeteve Volkswagen uli parashikimin e tij për vitin 2020, duke përmendur kushtet ekonomike në tregun e automobilave. Drejtori i Financave i kompanisë Volkswagen, Frank Witter deklaroi në një konferencë se shitjet në vitin 2020 duhet të jenë të paktën 20% më të larta se në vitin 2016.

Kompania më parë kishte parashikuar rritje të të paktën 25% për këtë periudhë.“Më e mira e festës ka mbaruar”,  theksoi Witter. Në vitin 2016, Volkswagen shiti automjete me vlerë mbi 271 miliardë euro (240 miliardë dollarë). Kompania me bazë në Wolfsburg tani pret shitje të paktën 261 miliardë euro vitin e ardhshëm, 10 miliardë euro më pak se parashikimet e mëparshme.

Bazuar në rritjen më të ulët të shitjeve, Volkswagen gjithashtu ka ulur pritjet e fitimit për vitin e ardhshëm. Kompania konfirmoi që fitimi operativ para artikujve specialë të vitit të ardhshëm do të jetë midis 6,5 dhe 7,5%. Kjo do të thotë që bilanci financiar tani përfshin rreth 18,25 miliardë euro fitim operativ. Kjo duhet të rezultojë në fitime për aksion nga 27 në 28 euro, në vend të 30 eurove më parë./ATSH/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME