Categories Lajme

VIDEO/ Gruaja revoltohet keq në mes të Tiranës, e kap me policin: S’e shkel atdheun me këmbë

Një ngjarja e rrallë ka ndodhur ditën e sotme në sheshin “Skëndërbej” në qendër të Tiranës.  Një grua është revoltuar për shkak se harta e Shqipërisë është shtruar në mes të sheshit. Në videon e publikuar nga “Faxëeb”, gruaja, identiteti I të cilës nuk bëhet me dije shihet mjaft e revoltuar teksa nuk pranon të shkelë mbi hartën e atdheut të saj.

Ajo fillon të debatojë me një efektiv policie, i cili thotë gruas që duhet të largohet nga sheshi. Por, gruaja në video, jo vetëm që nuk largohet por fillon të ulërasë e bërtasë e irrituar duke mbledhur rreth saj edhe shumë qytetarë të tjerë.

“Është turp edhe për ty, edhe për mua që të shkelet Shqipëria me këmbë. E kujt është kjo hartë? E Greqisë? Serbisë? E grekut, e serbit? Kjo është harta ime, është shtëpia ime, është Shqipëria ime! Nuk e shkel atdheun më këmbë…Nuk ka në lindur ata burra këtu që të shkelin Shqipërinë,”- dëgjohet të thotë ajo, teksa fillon të tërheqë një nga karriget që rrethojnë hartën.

“Mos më prek. Mu largo,”- dëgjohet që i thotë gruaja policit më tej, i cili tenton ta largojë nga sheshi. “Ku jeni more vëllezër, ku jeni moj motra? Paskeni mbaruar? Po ju shkelin Shqipërinë me këmbë. Çfarë paskan bërë kështu?”- vijon më tej gruaja në video.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME