Categories Lajme

Një person ka humbur jetën dhe një i plagosur rëndë nga gazi

Tragjedi në Faenza të Italisë, ku mbrëmjen e djeshme një maroken 40-vjeçar ka humbur jetën i intoksikuar nga gazi karbonik, ndërkohë që një tjetër maroken dhe një shqiptar janë shtruar në spital për shkak të thithjes së gazit helmues.

40-vjeçari kishte ndezur qymyr në një enë të vogël alumini për të bërë barbeky dhe karboni gradualisht mbushi ajrin në brendësi të banjos së vogël. Marokeni nuk kuptoi asgjë, deri sa humbi ndjenjat. Ai u gjet i shtrirë në banjo nga një tjetër maroken, i cili thirri menjëherë ndihmën e shpejtë.

I pari që ndërhyri për ndihmë ishte një shqiptar, i cili i bëri masazh kardiak deri në mbërritjen e urgjencës. Personeli mjekësor arriti të zbulonte menjëherë praninë e monoksidit të karbonit, falë aparaturave, dhe bëri të mundur evakuimin e banesës.

Marokeni i intoksikuar u transportua në spital në gjendje shumë të rëndë, por nuk arriti të mbijetonte. Shqiptari 45-vjeçar dhe marokeni tjetër gjithashtu u çuan në spital, pasi kishin thithur monoksid karboni gjatë përpjekjeve për të ndihmuar mikun e tyre. Ata i janë nënshtruar terapisë me oksigjen në spitalin e Ravennës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME