Categories Sport

Spalletti dënon ashpër koret raciste: Mjaft!

Tri pikët që erdhën në fund të ndeshjes kundër Napolit, incidentet jashtë stadiumit dhe koret raciste kundër Koulibaly. Interi u gjend nën “shpatën e Demokleut”, me dy ndeshje prapa dyerve të mbyllura në “San Siro”, plus një të tretë pa “Curva Nord”. Vetë trajneri Luciano Spalletti ka dënuar ashpër sjelljen e tifozëve: “Kjo është koha për të thënë mjaft. Vetëm urrejtja nuk ka vend në futboll. Të vish në stadium është diçka e bukur dhe unifikuese, por nganjëherë kjo mundësi përdoret në mënyrë të gabuar nga disa tifozë. Sjellja e klubit është ajo, që shkruhet në rregulloret e brendshme: Internazionale, sepse jemi vëllezër të kësaj bote, pa dallim ngjyre, ose lëkure”. Rezultati dhe performanca e Interit ndaj skuadrës së Ancelottit kanë shkuar pa u vënë re, pas të gjitha këtyre episodeve të mjerueshme: “Kam parë një lojë me ritëm shumë të lartë, si nga vetja, edhe nga Napoli. Incidentet nuk e errësojnë fitoren tonë, sepse ajo u arrit në fushën e blertë. Gjërat nuk ndryshojnë me një gjest, por me angazhimin e vazhdueshëm e të përditshëm, në mënyrë që gjithçka të kthehet në normalitet”.

Spalletti flet edhe për idenë se, koret raciste ndaj Koulibaly mund të kishin çuar në pezullimin e përkohshëm të ndeshjes: “Ka pasur shumë episode të tilla kohët e fundit, jo vetëm në lidhje me Koulibaly. Ne jemi në anën e tij dhe të atyre, që gjenden të shënjestruar për ngjyrën, gjatë lojrave, për shkak se nuk është kurrsesi e lejueshme për të ofenduar dikë për 90 minuta. Ju duhet të keni një sjellje të vazhdueshme të mirë , duke qenë personazhe të vërtetë të sportit. Kjo është e rëndësishme”. Nainggolan do të kthehet në skuadër, pas pezullimit për arsye disiplinore: “Unë duhet ta vlerësoj rastin e tij, por me siguri do të jetë në Empoli. Ai është pjesë e të gjitha vlerësimeve tona, siç ndodh me lojtarët e tjerë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME