Categories Lajme

Një sfidë nga Nisma “Thurje” për Ramën, zbardhet propozimi i ri për ligjin e “Lojërave të Fatit”

Nisma “Thurje” ka zbuluar kërkesën dhe propozimin e saj për ligjin”Lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë” në Kuvendin e Shqipërisë

“Sot kemi përgatitur një shkresë drejtuar gjithë zinxhirit politik legjislativ, të cilën do ta dorëzojmë pranë parlamentit shqiptar, me një propozim konkret mbi ndryshimin që duhet t’i bëhet ligjit për “Lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë” me qëllim mbylljen e basteve totale, pa lënë asnjë shteg nga ku do të krijoheshin kushte që kjo industri të transferohej nga pikat fizike të basteve tek ajo online”, shkruan Nisma”Thurje” krahas shkresës.

Qëllimi kryesor i kësaj shkrese sipas nismës “Thurje” është fakti që me këtë ligj bastet nuk janë realisht të mbyllura, por krijohet mundësia e krijimit të monopolit në këtë fushë, duke e kaluar te ato online.

“ E para sepse nëse kjo ndodhte atëherë bastet nuk do të quheshin realisht të mbyllura, dhe e dyta që kjo e gjitha do të krijonte kushtet për krijimin e një monopoli në fushën e basteve. Pranimi ose jo i këtij propozimi do të tregojë qartë nëse kjo iniciativë e ndërmarrë nga qeveria është vërtet për zhdukjen e plagës sociale të basteve siç ajo pretendon, apo e gjitha është një inskenim për të përfunduar në një situatë monopol, ku i gjithë tregu do të përfundojë në duart e një kompanie të vetme”, e mbyll postimin Nisma “Thurje”

Shkresa drejtuar Kuvendit:

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkrumbohet plotësisht një bar-kafe në Karbunarë të Vogël, dyshohet se shkaku ishte një shkëndijë elektrike

Një bar-kafe është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit në Karbunarë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi me tritoli në Lezhë, pronarja dhe djali i saj i mitur ndodheshin në banesë

TRITOL NË VERANDËN E BANESËS NË LEZHË, BRENDA ISHIN NËNA DHE DJALI I MITUR –…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Nëntor 2026

Dashi Përmbahuni nga agresiviteti i tepruar dhe këmbëngulja. Falë këtyre teknikave të reja ju do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën Latine

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i Arlinda Zekajt, arrestohen edhe 4 persona – mes tyre ish-vjehrra dhe ish-kunati

Katër persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në…

LEXO ME SHUME