Categories Lajme

Turqia kërkon ”kokën” e gylenistëve në Shqipëri, ”iu kemi dhënë listat”. Si i përgjigjet Bushati homologut të tij

Turqia zyrtare ka përsëritur sot në Tiranë kërkesën për ekstradim të elementëve të FETO-së, që sipas saj janë në vendin tonë dhe derimë tani janë lënë të pashqetësuar.

Në konferencën e përbashkët për shtyp të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati dhe ministrit turk Mevlűt Çavușoğlű, ky i fundit deklaroi se Turqia është duke pritur diçka nga Shqipëria mike dhe se listat me emrat e FETO-s i janë dhënë qeverisë shqiptare.

“Pas tentativës për grusht shteti, i kemi përcjellë në mënyrë të qartë gjithë kërkesat, në vijim të hapave për eliminimin e veprimtarisë së FETO. I kemi dhënë listat me emrat e tyre edhe miqve tanë shqiptarë. Janë dhe persona që ne kërkojmë ekstradimin e tyre e kemi bërë këtë kërkesë në mënyrë zyrtare, edhe në kuadër të të drejtës ndërkombëtare, kemi paraqitur dokumente përkatëse, dhe presin të realizohen dhe kjo është e rëndësishme jo vetëm për ne, por edhe për Shqipërinë mike”- tha ministri turk.

Nga ana tjetër ministri Bushati kujtoi se Shqiperia është anëtar i NATO-s dhe kandidate e BE dhe aderon në disa organizma me rregulla të përcaktuar për ekstradime ndaj çdo rrugë ndiqet në rrugë diplomatike.

“Përgjigjja e shtetit shqiptar është ajo përgjigje që i kemi dhënë qoftë Turqisë qoftë në planin ndërkombëtar. Shqipëria ka qenë ndër vendet që është solidarizuar me ato që kanë ndodhur në Turqi, por nga ana tjetër është anëtar i NATO-s dhe kandidate e BE dhe aderon në disa organizma me rregulla të përcaktuar për ekstradime ndaj çdo rrugë ndiqet në rrugë diplomatike dhe asesi në konferenca shtypi”,deklaroi Bushati.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME