Categories Showbiz

Një shqiptare shpallet Miss Globe 2020, kush është bukuroshja brune (Mbesa e aktores së njohur)

Duke përfaqësuar Kosovën, Lorinda Kolgeci u kurorëzua Miss Globe 2020 që është mbajtur më 12 Nëntor 2020 në Tiranë. Ajo doli e para në mesin e  41 kandidateve të tjera. Lorinda është gjithashtu modele dhe aktore. Ajo ka punuar me disa nga disenjatorët dhe fotografët më të mirë në Evropë dhe është shfaqur në serialin “O sa mirë”, përcjell Express Rozë.

Udhëhequr nga Miss Albania 1995 Hygerta Sako, nata e kurorëzimit Miss Globe 2020 u zhvillua në Parkun Olimpik në Tiranë, Shqipëri. Ishte edicioni i 47-të i konkursit ndërkombëtar të bukurisë që mbahet çdo vit nga Shoqata Deliart, me seli në Tiranë.

Lorinda është mbesa e modeles dhe aktores shqiptare, Diellza Kolgeci, e cila u kurorëzua Miss Kosova në 1996. Madje vetë Diellza ka treguar se ajo e ka përkrahur mbesën e saj në këtë rrugë.

‘Mbesa ime Lorinda Kolgeci do të përfaqësojë Kosovën në ‘Miss Globe 2020’, jam shumë e lumtur për Lorindën sepse e di që do të përfaqësojë shtetin e Kosovës në mënyrën më të mirë .P.S. normal unë besoj që edhe do të fitojë titullin e ‘Miss Globe 2020’ sepse për këtë arsye e kam propozu për të konkuruar prandaj dua fitore’, ka zbuluar Diellza Kolgeci.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME