Categories Lajme

Rama: Belgjika po i detyron mjekët dhe infermierët e infektuar me Covid-19 të qëndrojnë në punë

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar akuzat e opozitës për sistemin shëndetësor në vend dhe menaxhimin e situatës së pandemisë duke sjellë në vëmendje atë që sipas tij ndodh në botë. Rama tha se për fat të mirë vendi jonë nuk ka arritur në ato faza, dhe gjithsesi opozita mbjell helm duke trembur qytetarët nga spitalet.

“Parafytyrojeni, Belgjika çfarë do të diskutojmë për nivelin ekonomik. I kanë detyruar mjekët dhe infermierët e infektuar të fillojnë punën se nuk kanë më zgjidhje. Holanda, detyrohet të transportojë pacientë në landet në kufi dhe në Gjermani se nuk di ku t’i çojë më. Larg qoftë të na ndodhë. Edhe aty ku ka ndodhur nuk dëgjohen të tilla shprehje të vazhdueshme shprehje nga ana e opozitës atje për të akuzuar qeverinë për terrorizëm shtetëror.  

Në Itali nuk kam parë dhe nuk kam dëgjuar që të dalin liderët e opozitës për të helmuar miletin për qëllime politike. Nuk kam parë, nuk ka dëgjuar as në rajon, as në Kosovë të flitet në çdo sekond me këtë gjuhë. Kur i tregon realitetin thonë është propagandë. Si mund të nxjerrësh në kamera para njerëzve. 99% e atyre që flasin për spitalet tona nuk kanë shkuar në spital që nga koha e Saliut dhe janë akoma me atë memorie. Ndodh një situatë që është e kuptueshme. Sot ministri i Jashtëm i Italisë thoshte jemi në kushte të tmerrshme me ambulancat dhe qëndrat shëndetësore. Ndodh për një moment që ka një defekt në sistem dhe del një nga këta viktimat e komitetit, nxit një grup njerëzish që të turren në poliklinika për të nxjerrë se çfarë fsheh unë. Kjo është e tmerrshme”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME