Categories Lajme

Një tjetër kryebashkiak i PS i inkriminuar, kërkohet shkarkimi i tij i menjëhershëm nga KQZ

Partia Demokratike ka denoncuar sot një tjetër kryebashkiak të Partisë Socaliste, të cilin e aku zon si të inkr iminuar. Bëhet fjalë për kryetarin e Bashkisë së Matit, Agron Malaj, i cili njihet ndryshe si gardisti i “21 Janarit”. Përmes një deklarate për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i kërkoi Prokurorisë verifikimin e të shkuarës kri minale të Malajt. Sipas Bardhit, Malaj rezulton i dën uar me vendim të formës së prerë për “Ar mëmbajtje pa leje”, nga Gjykata e Matit, por ky vendim nuk është deklaruar në formularin e dekr iminalizimit, që kryebashkiaku socialist ka depozituar para zgjedhjeve të 30 qershorit.

Gjithashtu, Bardhi i kërkoi KQZ-së t’i heqë mandatin Malajt në mënyrë të menjëhershme.

Ndër të tjera, ai tha:

Sot PD i ka kërkuar zyrtarisht prokurorisë verifikimin e të kaluarës kriminale të Edi Ramës së Matit. Agron Malaj i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për ar mëmbajtje pa leje dhe i ndalohet kandidimi përjetë për një funksion publik. PD i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme dhe më pas KQZ të veprojë pa asnjë vonesë për administrimin e vendimit zyrtar të gjykatës së Matit dhe heqjen e mandatit për kreun e bashkisë së Matit Agron Malaj.”

Kujtojmë këtu se me Malajn shkon në 5 numri i kryebashkiakëve socialistë që denoncohet nga PD-ja për të shkuarën e tyre kr iminale. Korrieri

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME