Categories Sport

Nga Anglia akuzojnë UEFA-n, ndryshoi formacionin e vitit për Ronaldon dhe la jashtë Kante

Ditën e djeshme UEFA shpalli formacionin më të mirë të vitit, në të cilin për bazë merren votat e fansave dhe paraqitja e futbollistëve në kompeticionet e UEFA-s.

Formacioni që UEFA publikoi ishte me skemën 4-2-4, i ndryshëm nga ai 4-3-3 që përdoret zakonisht. Kaq, ka mjaftuar për mediat britanike të cilat akuzojnë UEFA-n se ndryshoi skemën vetëm për t’i bërë vend në sulm Kristiano Ronaldos.

Sipas tyre më të votuarit e ofensivës ishin Levandovski, Mesi dhe Mane. Ndërsa, CR7 kishte mbetur jashtë.

Megjithatë, UEFA lëvizi skemën dhe përjashtoi një mesfushor. Si rezultat, në mesfushë mbeti vetëm De Brujn dhe De Jong, duke lënë jashtë Ngolo Kante i cili ishte mesfushori i tretë me më shumë vota.

Francezi u penalizua për t’i bërë vend Ronaldos në skemën e pazakontë 4-2-4 e cila ishte përdorur vetëm një herë më parë, në vitin 2017.

Sakaq, ka reaguar edhe një nga zëdhënësit e UEFA-s, i cili ka theksuar se formacioni i vitit është si rezultat i votave të bëra nga ndjekësit por edhe në bazë të arritjeve të futbollistëve në kompeticionet e UEFA-s.

Kështu sipas qeverisë së futbollit, Ronaldo është përfshirë si fitues i Ligës së Kombeve me Portugalinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME