Categories Lajme

Një vit online, studentët kthehen në auditore, kusht vaksinimi ose testi PCR

Këtë të hënë ka startuar dhe viti akademik 2021-2022, ku ndryshe nga një vit më parë studentët do të jenë fizikisht në auditore me kusht vaksinimin. Të gjithë studentët dhe stafi akademik dhe administrativ i universitetit për tu futur në auditorë duhet që të paraqesin çertifikatën e vaksinës ose një vërtetim që kanë kryer të paktën një dozë, ose duke paraqitur një test PCR negativ, në rast të kundërt ato nuk do të lejohen në fakultet.

Të dielën Rektori i Universitetit të Tiranës u bëri apel studentëve të vaksinohen në pikat të ngritura të vaksinimit pranë Universitetit të Tiranës. Sipas Artan Hoxhës  studentët dhe stafi duhet të jenë të përgjegjshëm për masat mbrojtëse kundër COVID.

Ishte parashikuar që viti i ri akademik të niste më 11 tetor, por me kërkesë të Konferencës së Rektorëve, u përcaktua data 18 tetor, dhe kjo me qëllim vaksinimin masiv të studentëve. Gjithashtu ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi një ditë më parë ka uruar studentët dhe stafin akademik për këtë fillim vit dhe ka bërë thirrje të gjithë të vaksinohen anti Covid.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në fabrikën e kafesë në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike Një zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME