Categories Lajme, Turizëm

Not me doreza dhe maskë në plazhin e Vlorës (Video)

Pandemia, kushtet e motit, uji ende jo shumë i ngrohtë, nuk i ka ndalur fëmijët, të moshuarit dhe prindërit që fundjavën ta shijojnë në plazh. Ndonëse Vlora që prej 4 majit është kthyer në zonë të gjelbër, përsëri aktet normative për të parandaluar përhapjen nuk lejojnë frekuentimin masiv të plazheve. Megjithatë shumë njerëz zgjodhën të marrin rreze dielli e të lahen në det.

Një turist i pazakontë është fotografuar ditën e sotme në plazhin e Vlorës. I veshur me rrobat e plazhit, ai është futur brenda në det me maskë dhe doreza. Qytetatët më së shumti kanë zgjedhur për të frekuentuar plazhin në zonën jugore të ujit të ftohtë.

Sipas tyre tashmë është koha e që të ketë lehtësim të masave për të shfrytëzuar në maksimum vijën bregdetare. Ndërsa në qytetin tjetër bregdetar, në Durrës, situata është ndryshe.  Masat janë me strikte dhe rigoroze, pasi Durrësi vazhdon të jetë ende në hartën e zonave të kuqe, ku rreptësishtë kontrollohet edhe lëvizja e qytetarëve në bregdet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pasqyra e Çmimeve” online, qytetarët mund të krahasojnë çmimet e produkteve

Platforma digjitale “Pasqyra e Çmimeve” është tashmë e aksesueshme online përmes faqes zyrtare pasqyraecmimeve.al, duke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fieri/ Gjykata liron Sokol Hoxhën, i parashkruhet dënimi me 25 vite burg për vrasjen e tre personave

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur lirimin e 51-vjeçarit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME