Categories Lajme

“NTB Kommunikasjon”: Shqipëria destinacioni më i kërkuar për momentin!

Interesi për të udhëtuar drejt Shqipërisë ka qenë në rritje këtë verë dhe gjithnjë e më shumë norvegjezë po e zbulojnë këtë vend të bukur. Për momentin, Shqipëria është po aq popullore sa Majorka, dhe pritet të jetë destinacioni kryesor në verën e 2024-ës.

Interesi i turistëve norvegjezë për Shqipërinë shpërtheu në verën e 2023, të cilët ishin në kërkim të destinacioneve me kosto të ulët, shkruan në një artikull revista norvegjeze “NTB Kommunikasjon”.

Numri i prenotimeve drejt Shqipërisë u rrit me 34% në verën e 2023 krahasuar me një vit më parë. Ky trend është forcuar.

Shqipëria është po aq popullore sa Majorka

Sipas të dhënave zyrtare të (TUI) Unioni Ndërkombëtar i Turizmit, ka një tendencë në rritje të numrit të njerëzve që rezervojne pushimet e tyre në Shqipëri krahasuar me Kretën, Greqi.

“Rezervimet janë në të njëjtin nivel si për Majorka në verën e vitit 2024”, tha TUI.

Shqipëria shpesh përshkruhet si një ndërthurje e mrekullueshme e Italisë dhe Turqisë, me ushqim fantastik dhe mikpritje të veçantë.

Vendi ofron plazhe të mrekullueshme me rërë, veçanërisht përgjatë rivierës së Durrësit dhe bregdetit të Vlorës.

Shqipëria ka një histori interesante dhe ofron një gamë të gjerë aktivitetesh në natyrë dhe shumë përvoja.

Dëshironi pushime të përballueshme?

Nuk është çudi që tani një numër i lartë norvegjezësh po rezervojnë pushimet e tyre verore të vitit të ardhshëm në Shqipëri.

Restorantet dhe jeta e natës është shumë më e lirë.

Në të njëjtën kohë, çmimet e hoteleve janë përgjithësisht më të ulëta se në Spanjë dhe Greqi.

Inflacioni i lartë ka bërë që njerëzit të përjashtojnë mundësinë për të kaluar pushimet e tyre jashtë vendit, por destinacioni mesdhetar, Shqipëria ofron një arratisje të paharrueshme dhe me kosto të ulët.

Nëse ju pëlqen të eksploroni plazhet e bukura, vendet kulturore historike dhe kuzhinën tradicionale, Shqipëria është destinacioni i duhur për ju.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME