Categories Showbiz

‘Nuk mbaj mend të kisha qarë që prej…’ Brad Pitt tregon gabimet e së shkuarës

Gjithçka çfarë ka ndodhur me aktorin e njohur, Brad Pitt në vitet e fundit duket se nuk ka qenë aspak e lehtë. Ndarja nga bashkëshortja e tij pas shumë vitesh, Angelina Jolie, marrëdhënia e ndërlikuar me fëmijët ka bërë që Brad të kalojë një periudhë jo shumë të lehtë në jetën e tij, por dhe të reflektojë për gabimet e së shkuarës. Në një intervistë të dhënë së fundmi për ‘Interview’, Brad është shfaqur më i sinqertë se kurrë, duke folur pa komplekse rreth të shkuarës së tij. “Po kuptoj, (si veprim i vërtetë faljeje për veten, se gjithë zgjedhjet që kam bërë për të cilat nuk jam krenar), se i vlerësoj ata hapa të gabuar. Ishin ato që më çuan drejt mençurisë, më çuan drejt diçkaje tjetër. S’mund të kesh njërën pa pasur tjetrën”, u shpreh Pit gjatë intervistës. I akuzuar nga Angelina si i alkoolizuar gjatë procesit të divorcit, Brad e quajti atë kapitull në jetën e tij të mbyllur tashmë. “Nuk mbaj mend të kisha qarë që prej 20 vitesh. Tani, në këtë etapë të jetës shumë gjëra më prekin, prekem nga fëmijët e mi, nga miqtë, nga lajmet. Thjesht prekem”, përfundoi aktori, duke shtuar se nuk e shqetëson më kjo pjesë, përkundrazi e sheh si një shenjë të mirë. © SYRI.net

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME