Categories Showbiz

Mbaroi epoka Gjebrea, 21 vjet nuk u lodhe o burrë? Arditi përballet me surprizën e hidhur natën e parë të spektaklit

U zhvillua dje nata e parë gjysmëfinale e edicionit të 21 të festivalit “Kënga Magjike” nën prezantimin e Ardit Gjebreas dhe Adrola Dushit, që transmetohet në Tv Klan. Por, dy moderatorët e festivalit janë surprizuar që në fillim nga Joeli. Ai ka sfiduar Ardit Gjebrean që të largohet dhe prezantimin e Këngës Magjike ta bëjë vetë.

Ardit Gjebrea: Mirë se keni ardhur në këtë sallë plot dritë. Kjo është nata e parë gjysmëfinale e edicionit 21 të festivalit Kënga Magjike.

Sigla hyrëse

Ardit Gjebrea: Kjo sigla nuk duhet të ishte këtu në këtë moment, se ne dolëm. Nuk e kuptova..

Joeli: Mirëmbrëma, zonja dhe zotërinj mirë se keni ardhur. Kjo është nata e parë gjysmëfinale e edicionit 21 në festivalin Kënga Magjike.

Ardit Gjebrea: Joel, çfarë do këtu ti, ka mbaruar Power Kidz.

Joeli: E di Ardit, ka mbaruar, po kështu janë këto punë, nuk ke çfarë t’i bësh. Mbaron një epokë, fillon një epokë tjetër. Mbaroi epoka Gjebrea, filloi epoka Joel Dafa.

Ardit Gjebrea: S’po të kuptoj Joel se ku do të dalësh.

Joeli: Jo, jo, do të dalësh ti dhe do të rri unë. Hajde tani se e kupton ti, por s’e pranon dot. Unë jam këtu të të zëvendësoj ty. Këtë edicion do të jem unë moderatori i Këngës Magjike. 21 vjet o burrë, s’i nuk u lodhe. Unë do të jem Arditi i së ardhmes. Të lutem Ardit, mbylli pak sytë dhe më imagjino mua. Dy metra çun, shik, jo po me muskuj, jo po xhep plot…Po e kam një fiksim, të dal e të hap edicionin e 52-të të Këngës Magjike, dhe ti nga shtëpia me shkop do të më shikosh mua.

Ardit Gjebrea: Më fal Joel, a nuk është pak si shpejt për ty?

Joeli: Jo Ardit, është shumë vonë për ty. Ike, kaq ishte. Natën xhaxhi!

Ardit Gjebrea: Joel, ti pretendon që unë të të lë ty Adrolën dhe të iki?

Joeli: Absolutisht jo! Kam Adrolën time unë.

Adrola Dushi: Si Adrolën tënde?

Joeli: Shtyhuni pak. Si jeni ju pleqtë. Zonja dhe zotërinj, përpara jush, Adrola!

Siera: Mirëmbrëma të gjithëve. Sot do të kemi një mbrëmje vërtetë të veçantë.

Ardit Gjebrea: Joel, duhet të shpjegoni sistemin e votimit.

Joeli: Akoma këtu ju të dy?

Ardit Gjebrea: Pse, çfarë duhet të bëjmë?

Siera: Uluni në publik. Do jeni rehat.

Ardit Gjebrea: Unë mendoj që ju duhet të na lini ne skenën tani se ju nuk e dini se si do të vazhdojmë tani.

Joeli: 21 vjet dhe ti mendon se nuk e dimë? Është kënga fituese e një viti më parë.

Ardit Gjebrea: Ja që nuk e gjetët. Para këngës fituese do të shpjegojmë votimin e këtij viti.

Joeli: Mos! Këtu nuk dua të marr pjesë. Këto votime…ufaaa…

Siera: Sistemin e votimit pak më vonë. Por kam dëshirë ta prezantoj unë fillimin e kësaj mbrëmje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME