Categories Sport

Liverpuli shkatërron Evertonin në derbi dhe kryeson bindshëm Premier Ligën

Liverpuli magjik nuk njeh ndalesa! Ekipi i Klop mposhti pastër me rezultatin 5-2 Evertonin në derbin e madh të “Merseyside”. Pjesa e parë ishte spektakolare në “Anfield”, ku të kuqtë e mbyllën me shifrat 4-2. Që në minutën e gjashtë, Divok Origi zhbllokoi shifrat, ku pas një pasimi perfekt të Mane, belgu kaloi mbrojtjen dhe portierin, e me portën e boshatisur shënoi golin e parë. Në minutën e 17-të, ishte radha e Xherdan Shaqirit, që të shërbehej po nga Sadio Mane, e shqiptari me të majtën çoi topin në fundin e rrjetës.

Kin reagoi për Evertonin pak minuta më pas, duke ngushtuar shifrat në një top që mbeti në zonë. Gjithsesi, për të thelluar avantazhin mendoi Origi, i cili në minutën e 31-të uli një pasim shumë të gjatë nga Lovren, dhe e kaloi mbi portierin kundërshtar për një gol spektakolar.

Fundi i pjesës së parë kishte rezervuar edhe dy gola të tjerë. Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Sadio Mane shënoi golin e katërt për ekipin e Klop, në një goditje të fortë nga hyrja e zonës, pas një kundërsulmi vrasës. Në minutën e 3-të shtesë, Riçarlison ngushtoi sërish shifrat këtë herë me kokë për Evertonin. Gjithsesi, ekipi blu ishte i pafuqishëm për të shënuar më shumë në pjesën e dytë. Golin e pestë e shënoi Uajnaldum në minutën e 90-të. Me këtë fitore, Liverpuli vazhdon të mbetet në vendin e parë, me 43 pikë pas 15 takimesh, duke regjistruar vetëm një barazim, dhe të gjitha takimet e tjera fitore. Më poshtë ndjekin Lestëri me 35 pikë, dhe Mançester Siti me 32 pikë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME