Categories Sport

Nuk mund të zgjaste më shumë, vjen përplasja e parë e Murinjos me futbollistin e Totenhem

Trajneri Hoze Murinjo gjatë karrierës së tij nuk i ka pasur të pakta rastet kur ka pasur kundërshtime nga lojtarët që trajnonte. Rasti i fundit ishte te Mançester Junajtid kur marrëdhënia me Pogba e Lukaku u acarua tej mase dhe nuk mund të fshihej.

Së fundmi, portugezi ka marrë drejtimin e Totenhem, ndërsa në stërvitjen e kësaj të diele ka ardhur edhe përplasja e parë me një prej futbollistëve. Bëhet fjalë për Deni Rouz, i cili u la jashtë nga tekniku në ndeshjen e fundit të kampionatit. Arsyeja e Murinjos ishte se mbrojtësi kishte dëmtim në shpinë, megjithatë ditën tjetër britaniku është stërvitur normalisht si për të treguar se nuk ka pasur asnjë problem fizik.

Ndërkohë, mes Murinjos dhe lojtarit ka pasur edhe një bisedë, ku ky i fundit ka kërkuar shpjegim për situatën. Ndërkaq, mediat angleze theksojnë se veprimi i Rouz për të kërkuar shpjegim nga trajneri, nuk është pritur mirë nga një pjesë e grupit të futbollistëve. Kështu, përveç një mini krize që po kalon Totenhem teksa nuk fiton në kampionat prej katër ndeshjesh radhazi, tashmë Murinjo duhet të menaxhojë edhe një moment pakënaqësie mes futbollistëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME