Categories Politike

“Nuk them emra kriminelësh”, Lala i kthehet Lleshajt: I përmendi dhe ish-ambasadori i SHBA

Gazetarja Klodiana Lala është përplasur me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, në emisionin “Real Story”, ku temë diskutimi është paketa anti-KÇK, e prezantuar sot nga qeveria dhe që do të godasë krimin e organizuar dhe korrupsionin në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Gazetarja Lala kërkoi që ministri të thotë emrin e një të paktën një krimineli, ashtu siç ka bërë, sipas saj, edhe ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, por Lleshaj tha se nuk është oficer i policisë gjyqësore, që të thotë emra.

Pjesë nga debati:

Lleshaj: Nuk dua të përmend emra kriminelësh.

Lala: Duhet të përmendni emri, se i ka përmendur ish-ambasadori amerikan. Ju duhet t’i përmendni pa iu dridhur qerpiku fare.
Lleshaj: S’jam nga ata që përmend emra unë, që bëj reklamë.
Lala: Na thuaj një emër konkret.
Lleshaj: Asnjë emër nuk them, nuk jam oficer i policisë gjyqësore. Ta kam thënë edhe herë tjetër, nuk i fus hundët në gjëra që s’më takojnë. Nuk merrem me çështje personale, më duket sikur e bëj policin, s’e kam zgjedhur vetë këtë. Kemi mbi 200 referenca të ligjit Ani-Mafia. Ne nuk kemi pasur instrumente për t’u marrë me paratë e tyre.
Lala: Ju keni ligjin anti-mafia për këtë.
Lleshaj: Nuk është zbatuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME