Categories Lajme

Nusja rreh vjehrrin në Lezhë, një i ri dhe tjetër shtetase…

LEZHË Policia e Lezhës lajmëron se në 24 orët e fundit ka arrestuar 3 persona, dy femra dhe një mashkull.Një 40-vjeçare akuzohet se ka goditur vjehrrin, ndërsa një tjetër grua akuzohet për posedim droge.Edhe një 25-vjeçar akuzohet për prodhim e shitje të lëndëve narkotike.Njoftimi i policisë së Lezhës: Lezhë, Kurbin Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmerisë. Bien në pranga për vepra penale të ndryshme një 25 vjeçar dhe 2 shtetase.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”,pranë D.V.P Lezhë kanë bërë arrestimin në flagrancë  të shtetasit Gj.B.,25 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, në Shëngjin i janë gjetur disa doza të dyshuara lëndë narkotike canabis sativa ,gati për shitje.  Gjatë kontrollit të banesës i janë gjetur doza të tjera të dyshuara narkotike, municion luftarak, dorezë metalike dhe një armë e ftohtë (thikë)

-Specialistët për Hetimin  dhe Parandalim e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetases V.P.,40 vjeçe,banuese në fshatin Krajen,Lezhë. Arrestimi i saj u bë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike duke i shkaktuar dëmtime vjehrrit të saj shtetasit Z.P.,70 vjeç. -Gjithashtu,nga shërbimet e Policisë së Komisariatit Kurbin, goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin gjatë kontrollit të territorit,  bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, evidentuan dhe goditën një tjetër rast të tentativës për kultivim të kanabisit. Si rezultat nga  specialistët për Hetimin e Krimit u arrestua në flagrancë shtetasja T.P.,52 vjeçe,banuese në Kurbin .

Kjo shtetase është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në parcelë në pronësi të saj, ku u gjetën të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike canabis sativa. Vijon puna për  identifikimin e personave të tjerë që janë implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME