Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) mblodhi sot për herë të tretë, nën zjarrin e kritikave, komitetin e urgjencës për të diskutuar për avancimin e pandemisë së koronavirusit, që ka shkaktuar të paktën 224 000 viktima. “As vaksina, as trajtimi nuk ekzistojnë për momentin, edhe nëse njëra prej këtyre në provë, remdesiviri, tregon rezultatet e para premtuese, përshpejton me 31% kohën e rikuperimit të të sëmurëve”, sipas Institutit Shëndetësor amerikan (NIH).
OBSH-ja kërkon të vlerësojë zhvillimin e pandemisë, pasi është sulmuar ashpër, mes shumë të tjerëve nga presidenti amerikan, Donald Trump. “Numri i rasteve të regjistruara në planet kalon shifrën prej 3,1 milionë”, sipas një bilanci të vendosur nga burimet ndërkombëtare.
Bota regjistronte 600 raste dhe 18 të vdekur kur më 23 janar OBSH-ja kishte vlerësuar se sëmundja, nuk ishte ende një urgjencë shëndetësore. Më 30 janar, kur kjo urgjencë u shpall, kishte rreth 7 800 raste, por vetëm 80 të diagnostikuar jashtë Kinës dhe 170 të vdekur vetëm në Kinë.
Pandemia vetëm ka progresuar që prej asaj kohe. Ajo nuk është përhapur vetëm në shtetet ishullore që kanë mbyllur kufijtë e tyre, shumica e tyre në Oqeani dhe vendet zyrtarisht autoritare të njohura për hapësirën e tyre të tilla si Koreja e Veriut dhe Turkmenistani.