Categories Teknologji

Opeli paralajmëron Astran dhe Corsan e re

Prodhuesi i njohur gjerman i automobilave, Opel, ka njoftuar se gjatë panairit të automjeteve “Frankfurt Motor Show”, panair ky që hap dyert muajin e ardhshëm, do të lansojë Astra-n me më së paku shpenzime ndonjëherë”. Ende s’janë dhënë specifika për të, por modeli i ri do të prezantohet përkrah varianteve tjera të modelit të famshëm, i cili do të vijë me dukje të re dhe me motorë të rinj, raporton “carscoops”.

Një vend të posaçëm në panair do të ketë edhe gjenerata e re e Corsa-s, e cila është shumë e afërt me modelin e fundit Peugeot 208. Sikurse super-mini vetura franceze, edhe Corsa është përmirësuar shumë në krahasim me modelin paraprak, dhe, për herë të parë në histori, do të vijë edhe në versionin elektrik me emrin Corsa-e. Edhe modeli me emetim zero të gazrave do të prezantohet në Frankfurt, e cili do të vijë me motor elektrik 125 PS (123 hp / 92 kw) me një bateri prej 50 kwh, motor i cili mundëson përshpejtim nga 0-100 km/h në 8.1 sekonda ndërsa mund të përshkoni 330 km me një mbushje të baterisë.

Edhe hibridi i parë plug-in i kompanisë, Grandland X Hybrid4, do të jetë pjesëmarrës i panairit më të madh të veturave. Ai vjen me motorin me benzinë 1.6 litërsh me dy motorë tjerë elektrikë dhe me baterinë 13.2 kwh litium-jon, që në kombinim prodhon 300 PS (296 hp / 221 kw), përshpejtim nga 0-100 km/h për 6.1 sekonda dhe 51 km me një mbushje baterie.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME