Categories Lajme

Rifillojnë punimet për HEC-in e Holtës

Kanioni i Holtës, është një nga pasuritë e rralla të natyrës shqiptare. Ashtu si çdo pasuri tjetër e Shqipërisë, edhe aty biznesmenët kërkuan që të vinin dorë.

Banorët muaj më parë zhvilluan një rezistencë, kundër ndërtimit të një hidrocentrali. Funksionarë socialistë, si ministri Klosi, ministrja Balluku dhe kreu i grupit të PS, Balla, premtuan se hidrocentrali nuk do të ndërtohej.

Mirëpo pas zgjedhjeve të 30 qershorit, premtimi u harrua dhe punimet kanë filluar sërish. Kanë qenë qytetarët e Gramshit që kanë evidentuar makineritë e punës dhe vunë re se punimet kanë rifilluar sërish.

Më tej qytetarët kanë bërë fajtor edhe kryebashkiakun e ri të Gramshit, të cilit sipas tyre nuk i intereson as natyra e as turizmi, por vetëm interesat personale. Gjithashtu qytetarët nëpërmjet faqes “Gramshi online”, i kanë kërkuar qeverisë dhe kryebashkiakut Klodian Taçe, që të sqarojnë se çfarë do të ndodhë me kanionin e Holtës.

Denoncimet për JOQ Albania:

“Pershendetje Jeta osh qef . Qesh dje tek kanioni i holtes dhe vura re qe kishin filluar serish punimet e hec-it . Kryebashkiaku yn i ri premtoi para disa muajsh se do ti anullonte perfundimisht punimet po ktyre nuk ju plas fare as per turizem e as per vendin e tyre sepse e shesin per interesa personale . Kanioni i holtes ka nje bukuri te rrall dhe “mbrohet nga shteti” . Po e shkaterroj me ate qe natyra e ka krijuar per miliona vjet per 1 vit . Ju lutem bejeni te ditur kete lajm sepse eshte gjynah ta prishesh ter ate bukuri.

Të dyja postet janë në faqen Gramshi Online e kanë të bëjnë me punimet që kan filluar sërish për ndërtimin e hidrocentralit në kanionin e Holtës në Gramsh.. U premtua si nga ministri Klosi, ministrja Balluku apo kryetari i grupit parlamentar të ps Balla se do ndërpriteshin punimet. Pas votimeve të qetshorit jo që nuk jan ndërprer po kan filluar akoma më me vrull.. Fotot e videot mund ti merrni e ti publikoni.. do na shërbente një postim nga faqja juaj për këtë shqetësim e shkatërrim që po i bëhet natyrës dhe turizmit.. ju faleminderi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 31 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë goxha përmirësime sot. Do i harroni  mosmarrëveshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar përplaset nga një makinë për vdekje

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në fabrikën e kafesë në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike Një zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME