Categories Lajme

Operacioni në bashkëpunim me “Frontex”

Në vijim të operacionit “Perimetri”, goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e FRONTEX-it, Policinë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: M.Ç., 19 vjeç; Ç. B., 25 vjeç; M. L., 22 vjeç dhe F. Q., 27 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë, nga informacione të siguruara në rrugë policore se dy mjete po transportonin emigrantë të paligjshëm nga Devolli në drejtim të Tiranës, organizuan punën, lokalizuan dhe konstatuan mjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin M. L., brenda të cilit ndodheshin edhe shtetasit Ç. B., dhe F. Q., si dhe mjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin M.Ç., brenda të cilit ndodheshin 7 emigrantë të paligjshëm, të cilit i kanë bërë me shenjë të ndalonte, por ky i fundit nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë dhe është larguar me shpejtësi, ku në fshatin Blacë, Pogradec, është përplasur me një mjet tip furgon duke shkaktuar dëme materiale. Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi F. Q., duke qenë në rolin e organizatorit të këtij aktiviteti kriminal, në bashkëpunim me 3 shtetasit e tjerë, kundrejt fitimit prej 300 euro për person, iu kishin premtuar emigrantëve të paligjshëm, kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, arrestohet 23-vjeçari që transportonte 7 emigrantë drejt Malit të Zi

Një 23-vjeçar nga Ura Vajgurore është arrestuar në Shkodër gjatë operacionit policor “Transit 4”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim në rafineri në Greqi, vdes 43-vjeçari shqiptar, një tjetër në gjendje kritike

Një shpërthim në një rafineri në Greqi ka rezultuar fatal për një punëtor shqiptar, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për çështjen

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për…

LEXO ME SHUME