Categories Politike

Opozita i jep fund bojkotit të parlamentit

Pas 5 muaj bojkoti dhe një marrëdhënie të kushtëzuar me Kuvendin, që nisi në Korrik të këtij viti, opozita vendos t’i rikthehet jetës parlamentare. Vendimin, Lulzim Basha e mori me aleatët e tij, pas një takimi që zhvilloi në orët e para të mëngjesit të së martës në selinë blu.

Opozita e bashkuar ka rënë dakord që të jetë e pranishme jo vetëm në seancën e së premtes, ku diskutohet nisma e saj për vetting-un në politikë, por edhe gjatë punimeve të së enjtes, me argumentin se do jetë në parlament për të mbështetur kauzën e studentëve. Rendi i ditës të enjten ka përfshirë edhe dekretin e Presidentit Meta për buxhetin, çka pritet të sjellë jo pak debate mes palëve.

Me rikthimin në parlament, opozita njëherazi shpëton edhe mandatet e deputetëve të saj. Marrëdhënia e kushtëzuar me Kuvendin dhe tensioni mes palëve nisi me ligjin për prishjen e Teatrit Kombëtar, ku asokohe Lulzim Basha foli për vija të kuqe.

Ajo që çoi në radikalizim të qëndrimit opozitar ishte refuzimi nga ana e maxhorancës të nismës kushtetuese për vetting-un në politikë.

Në seancën për vetting-un në politikë, mazhoranca dhe opozita do të shkojnë me dy raporte, pasi në Këshillin e Legjislacionit socialistët e rrëzuan nismën e demokratëve, bazuar në rekomandimet e Komisionit të Venecias, që po ashtu e hodhi poshtë draftin për ndryshimet kushtetuese.

Në seancën e të premtes mazhoranca nuk do të ndryshojë qëndrim. Ndërsa nuk është e qartë nëse opozita do të vazhdojë të jetë në parlament, edhe pse është e qartë se nisma do t’i rrëzohet, apo rikthimi i saj për të marrë pjesë në debatin për vetting-un dhe për studentët u gjet si artificë për të shpëtuar mandatet e deputetëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME