Categories Lajme

Opozita parlamentare kërkon takim me Ramën, Murrizi i prerë: Nuk e votojmë Reformën Zgjedhore nëse …

Mbledhja e tre krerëve të grupit parlamentar, Myslim Murrizi, Nimet Musai dhe Edmond Stojku me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi ka përfunduar pas 30 minutash. Deputeti Murrizi ka folur para mediave duke theksuar se nuk do e votojnë Reformën Zgjedhore nëse nuk bien dakord për sistemin e listave të hapura.

“Ngjarjet do ti kthehen normalitet dhe diskutimet do të bëhen vetëm në Komision të R.Zgjedhore. pas takimit me rucin kemi kërkuar takim me Ramën, dhe ata që braktisën konferencën e kryetarëve për të mbajtur një qëndrim që askush brenda apo jashtë institucioneve legjitime nuk tallet me sovranitetin e votës tonë dhe mandatin e deputetit që ne kemi marrë. Po presim Ramën në respekt që ai të na kthejë përgjigje. Ne nuk mund të rrinim për të vazhduar normalitetin, aq më tepër kur prioritet i parlamentit është reforma zgjedhore dhe jo arnimet për të lënë në fuqi marrëveshjen e 2008.

Nuk e di kush janë 6, ju i paskeni gjet në numër. Kam dëgjuar një deklarim, nuk është tagri im të merrem me sharlatan politikë. Unë jam deputet dhe si deputet, grupi parlamentar nuk do të votojë arnimin e Kodit Zgjedhor nëse nuk merret në konsideratë sistemi i listave të hapura. Ata të tjerët, meqë i dini numrin, shkoni dhe i kontaktoni”, tha Murrizi.

Ndërsa Nimet Musai theksoi se 31 deputetët e opozitës do të dalin kundër Reformës Zgjedhore derisa të plotësohen kushtet e tyre. “Ka qenë një takim i ngrohtë me kryetarin e parlamenti. Shprehëm vlerësimin për mikpritjen, i shprehëm që Këshilli Politik nuk e arriti qëllimin, produkti nuk ishte ai që prisnim, listat e hapura, depolitizimin dhe votimin e emigrantëve. Nuk kemi bojkotuar konferencën por së bashku me Murrizin dhe Stojkun jemi për mesazhin, po presim kryeministrin e Kuvendit.

Ne nuk do e votojmë këtë produkt të këtij Këshilli. Të jeni të bindur se 31 deputetë që na përfaqësojnë ne 3 tre nuk do ta votojnë këtë produkt të këtij këshilli. Rekomandimet e OSBE-ODIHR-it, e Bundestagut do të jenë prezentë, kemi kohë të mjaftueshme deri në fund të korrikut që së bashku me kolegët të shikojmë sërish, së bashku me ndërkombëtarët, listat e hapura dhe rekomandimet e OSBE-ODIHR-it”, tha Musai.(A.M/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME