Categories Politike

Nuk i japin votat për Reformën Zgjedhore, zbardhet takimi mes Ruçit dhe opozitës (Diskutimet)

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi priti në një takim kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës në vijimësi të kërkesës së tyre për të diskutuar mbi reformën zgjedhore. Kryetarët e grupeve parlamentare opozitare kërkuan nga Ruçi shqyrtimin e kërkesave të tyre në Kuvend si organi i vetëm ligjvënës qe mund të realizoj dhe miratoj reformën zgjedhore.

Çështjet si: depolizimi i administratës  zgjedhore dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor përbejnë pikat kyçe që deputetët e opozitës i parashtruan zotit Ruçi si objektiva që duhet të shqyrtohen me përparësi në Kuvend.

Me poshtë do të gjeni të plotë deklaratën për shtyp të Kuvendit të Republikës: Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës. Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, u takua sot mekryetarët e grupeve parlamentare të opozitës, sipas kërkesës së tyre, për të diskutuar mbi reformën zgjedhore. Në takim ishin të pranishëm z. Myslim Murrizi, Kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat, z. Nimet Musai, Kryetar i Grupit Parlamentar  të Pavarur, dhe z. Edmond Stojku, kryetar i Grupit Parlamentar “Demokraci dhe Drejtësi”.

Përfaqësuesit e opozitës parlamentare i paraqitën Kryetarit të Kuvendit objeksionet e tyre për propozimet e Këshillit Politik për kryerjen e reformës zgjedhore, implementimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it për depolitizimin e  administratës zgjedhore dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor, dhe nënvizuan se këto ndryshime duhet të shqyrtohen evotohen në Kuvend, i cili, si organ ligjvënës, ështëështë institucioni legjitim për të realizuar reformën zgjedhore.

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, vlerësoi produktivitetin dhe  kontributin e grupeve parlamentare të opozitës në realizimin e reformave të rëndësishme në vend, si reforma në drejtësi, votimi i ligjeve me shumicë të cilësuar, zgjedhja e anëtarëve të institucioneve të reja të sistemit  të drejtësisë etj. dhe nënvizoi se Kuvendi i Shqipërisë, si institucioni legjitim për kryerjen ereformës, duhet dhe do të respektojë sensibililitet e të gjithë grupeve parlamentare për realizimin e ndryshimeve ligjore në kuadrin e reformës zgjedhore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME