Categories Politike

Opozita protestë poshtë zyrës, zbulohet zyrtarisht se ku do shkojë Rama të shtunën

Ditën e shtunë në datë 16 shkurt opozita do të protestojë përpara Kryeministrisë me qëllim largimin e qeverisë, ndërsa Edi Rama atë ditë nuk ka zgjedhur që të qëndrojë në zyrë. Deputeti Damian Gjiknuri, i cili është edhe drejtuesi politik i qarkut të Vlorës përmes një postimi në rrjetet sociale njofton se Rama do të jetë pikërisht në këtë qytet ditën e shtunë.

“Në kuadër të takimeve publike të turit “Bashkia që duam”, Kryeministri Edi Rama do të jetë të Shtunën në qytetin e Vlorës. Vëmendja e shtuar e qeverisë për Qarkun e Vlorës tashmë është e prekshme përmes investimeve të kryera dhe projekteve të planifikuara.

Ftoj të gjithë qytetarët të jenë në ora 10:30 në Sheshin e Flamurit” thotë Gjiknuri. Protesta e opozitës do të nisë nga ora 11:00 e së shtunës, ndërsa mes opozitës dhe policisë ka pasur një përplasje për lejen dhe afatin e tubimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME